Lavdërohet zv/ministri: Janë sekuestruar pesë bagerë e katër kamion
Zëvendësministri i Mjedisit, Jeton Raka, ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, në Ozdrim të Pejës.
Gjatë aksionit të rradhës së Task Forcës së Gjelbër, me urdhërin e Prokurorisë së Pejës, janë sekuestruar pesë bagerë, nga të cilët tre prej tyre eskavatorë dhe dy të tjerë ngarkues me lopatë, katër kamionë, tek një operatorë ilegal.
“Vazhdojmë tutje në luftën kundër krimeve mjedisore, deri në ndalimin e plotë të operatorëve ilegalë”, shkruan Zv. Ministri I Mjedisit, Raka.