Latifi udhëton për në Austri, merr pjesë në Konferencën për Kirurgji
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, ka marrë rrugë për në Austri.
Sipas njofitmit të MSH-së, Latifi do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji.
Ai atje do të prezantojë sistemin shëndetësor të Kosovës dhe angazhimet e tij si ministër.
“Në këtë konferencë, Ministri Latifi do të flasë dhe bëj një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe angazhimet e tij si Ministër i Shëndetësisë për transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Latifi është kritikuar për udhëtimet e shpeshta jashtë vendit dhe për mungësen e vendimeve dhe në sektorin e shëndetësisë në vend.