Latifi tregon se si një djalë ia dha emblemën e UÇK-së: E hapi xhamin, ma zgjati simbolin më të shenjtë - NACIONALE

Latifi tregon se si një djalë ia dha emblemën e UÇK-së: E hapi xhamin, ma zgjati simbolin më të shenjtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Blerim Latifi, profesor universitar në UP dhe analist në T7, ka shkruar një status në të cilin ka rrëfyer për një ngjarje.

Latifi ka treguar se si një djalë e hapi xhamin e veturës, duke dashur t’ia dhuronte një simbol të UÇK-së.

Latifi ka shkruar se djali ia zgjati dorën dhe ia dhuroi “simbolin më të shenjtë që komby ynë ka krijuar në historinë e tij”.

“Po prisja te hapej semafori tek udhëkryqi poshtë Menzës së Studentëve. Befas nga krahu im i djathtë u hap xhami i një makine. Shoferi, një djalë i ri, ma bënte me dorë që ta hapja xhamin tim. Mendova se kisha ndonjë problem me makinën. Djaloshi më buzëqeshi dhe më tha: Prite profesor kët' dhuratë! Ishte emblema e UÇK'së. I thashë: Mos e gjuaj, po zgjatu e ma jep në dorë. Gjërat e shenjta nuk bën të hidhen ashtu. Ai zgjati dorën dhe ma dha simbolin ma të shenjtë që kombi ynë ka krijuar në historinë e tij” – ka shkruar Latifi.

Lajme të ngjashme