Latifi tallet me VV-në: Nga vetëvendosje në vetëshërbim - NACIONALE

Latifi tallet me VV-në: Nga vetëvendosje në vetëshërbim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar nga Faton Peci.

Në një shkrim në Facebook, ai shkruan ”..from self-determination to self-service...” , që në gjuhën shqipe i bie “nga vetëvendosje në vetëshërbim”.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli në një video të publikuar të premten, tregonte se si Blerim Pacolli ka fituar grantin rreth 97 mijë euro, i cili motrën e ka Kryetare të Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

“Familjarët janë veç për dasma, thoshte Lëvizja Vetëvendosje para se me ardhë në pushtet. Ama, deputetja Fitore Pacolli e ka shpërbly vëllaun me grant gati 100 mijë euro, prej Ministrisë së Bujqësisë.” tregon Pacolli mes tjerash në këtë video.

Lajme të ngjashme