Latifi: Ramën po e urojnë liderët e rëndësishëm të botës, flet për diplomaci të mençur - NACIONALE

Latifi: Ramën po e urojnë liderët e rëndësishëm të botës, flet për diplomaci të mençur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Blerim Latifi, ka vlerësuar se urimet që po mer Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit, flet për diplomaci të mençur. Sipas tij ata nuk e përkrahin Ramën përsonalisht, por flet më shumë për rolin e politikës shqiptare në përgjithesi në aspektin e diplomacisë. Prandaj sipas tij, “mund të ndodhin shkarje sporadike dhe ndoshta edhe ndonjë nga ato marrëzitë kronike, që janë specialitet kombëtar i yni, por një gjë është e sigurtë: Shqipërinë më askush nuk do të mundet ta nxjerr nga binarët.”

E plotë:

Shikoni urimet që po merr Rama për fitoren në zgjedhjet e 9 majit. Nga pothuajse të gjithë liderët e rëndësishëm të botës. Kjo flet për një fakt bazik: imazhi i Shqipërisë në botë ka ndryshuar për mirë, në mënyrë rrënjësore. Kjo nuk ka ardhur vetvetiu. As nuk është mbështetje personale për Ramën. Parasegjithash ka ardhur nga diplomacia e mençur që shteti shqiptar ka ndjekur gjithë këto vite. Kuptohet roli personal i Ramës në këtë drejtim ka qenë vendimtar.

Epokës së gjatë të Shqipërisë së përbuzur, të nënçmuar e të paragjykuar, herë për faj të saj e herë për faj të të tjerëve, po i vjen fundi. Dhe kjo duhet të na gëzojë të gjithë ne shqiptarëve.

Rilindasve tanë të mëdhenj qëmoti u janë tretuar eshtrat, por ëndrra e tyre e madhe për Shqipërinë moderne dhe europiane, tani po i afrohet shndërrimit në realitet.

Mund të ndodhin shkarje sporadike dhe ndoshta edhe ndonjë nga ato marrëzitë kronike, që janë specialitet kombëtar i yni, por një gjë është e sigurtë: Shqipërinë më askush nuk do të mundet ta nxjerr nga binarët.

Lajme të ngjashme