Latifi për zgjedhjet në ShBA: Ambiciet e cubave globalë e lokalë për botë postamerikane veç ëndërrime
Analisti politik e filozofi Blerim Latifi ka shkruar për zgjedhjet në htetet e bashkuara të Amerikës. Sipas tij, kjo është dita kur krejt njerëzimi ndahet në dy kampe politike, njëri pro kandidatit republikan për këtë zyrë dhe tjetri pro kandidatit demokrat.
Ai tutje ka thënë se se ambiciet e cubave globalë e lokalë për një botë postamerikane janë veç ëndërrime me sy hapur.
E plotë:
Çdo katër vjet krejt bota bashkohet rreth një pyetje: Kush do të ulet në zyrën ma të rëndësishme të botës, në Shtëpinë e Bardhë?
Çdo katër vjet njerëzimi ndahet në dy kampe politike, njëri pro kandidatit republikan për këtë zyrë dhe tjetri pro kandidatit demokrat.
Kjo tregon se kush në fakt e drejton kursin e ngjarjeve të historisë botërore.
Kjo tregon se ambiciet e cubave globalë e lokalë për një botë postamerikane janë veç ëndërrime me sy hapur.
Shtetet e vogla, si Kosova, duhet të ndihen të bekuara që e kanë mbeshtetjen e kësa fuqie. Dhe krejt çfarë u duhet të bëjnë është dinë se si ta mirëmbajnë këtë bekim. Nëse nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë e paqin veten në qafë.