Latifi për ushtrimet e FSK-së me ushtarët e Shqipërisë: Një ditë kanë për t’u bërë një e vetme
Blerim Latifi, profesor i filozofisë politike dhe analist i përhershëm në T7, ka komentuar ushtrimet e përbashkëta të FKS dhe Ushtrisë së Shqipërisë.
Latifi e ka komentuar fotografinë e përbashkët, duke thënë se është “fotografi që thotë shumë për kohët e turbullta të cilat po kalojmë”.
Për më shumë, Latifi u tregua i bindur se këto dy ushtri “një ditë kanë për t’u bërë një e vetme”.
“Fotografi që thotë shumë për kohët e turbullta nëpër të cilat po kalojmë: një formacion i FSK-së dhe një nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë gjatë një stërvitje të përbashkët në Bizë të Tiranës. Dy ushtri që një ditë kanë për t'u bërë një e vetme.” – shkroi ai.