Latifi pas miratimit për liberalizimin e vizave: Të rinjtë të shpëtojnë njëherë e mirë nga agjendat e ndyta - NACIONALE

Latifi pas miratimit për liberalizimin e vizave: Të rinjtë të shpëtojnë njëherë e mirë nga agjendat e ndyta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Blerim Latifi ka reaguar pas miratimit të liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.

Latifi duke përmendur faktin se kishte miratim unanim, ka thënë se ky vendim nuk është se do të zgjidhë të gjitha problemet e qytetarëve të Kosovës, por atyre do të iu mundësohet sipas tij ta njohin një dimension tjetër të rinisë. Sipas Latifit kjo do të jetë një mundësi e mirë që të qytetarët të shpëtojnë njëherë e mirë të tashmen dhe të ardhmen e tyre nga agjendat e ndyta dhe njërëzit e ligj.

Postimi i plotë:

“Parlamenti Europian miratoi dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ishte një miratim unanim. Ma në fund duket se po i afrohemi dritës në fund të tunelit. Sigurisht që liberalizimi i vizave nuk do të na i zgjidh problemet e mëdha, por përmes lirisë europiane të lëvizjes krijohet një mundësi e mirë që njerëzve tanë, sidomos të rinjëve, t’u hapen sytë, t'u bëhet e mundur të njohin një përmasë tjetër të lirisë dhe të shpëtojnë njëherë e mirë të tashmen dhe të ardhmen e tyre nga agjendat e ndyta dhe njerëzit e ligj.”

Lajme të ngjashme