Latifi i "godet" ata që janë kundër Sunny Hill-it e Festivalit të Birrës: "Talibanë 100 për qind" - NACIONALE

Latifi i "godet" ata që janë kundër Sunny Hill-it e Festivalit të Birrës: "Talibanë 100 për qind"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, i ka kritikuar ashpër ata që janë kundër festivaleve të ndryshme, përfshirë “Sunny Hill” e “DokuFest”, duke thënë se këta persona janë “100 për qind talibanë”.

“Ngrihen kundër Festivalit Sunny Hill. Kundër DokuFestit. Kundër Festivalit të Birrës. Kundër të gjitha festivaleve dhe eventeve të shoqnisë moderne. Ngrihen kundër festave kombëtare. Kundër festave të fundvitit. Kundër festave të maturantëve” – shkroi Latifi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai i krahasoi kundërshtuesit e festivaleve të tilla me pushtetarët e Afganistanit, talibabnët.

“Madje edhe kundër të drejtës së njerëzve me i festu ditëlindjet e tyre.Ngrihen kundër çdo gjëje që reflekton karakterin e një shoqërie të lirë dhe europiane. Talibanë 100 %. Mos më keq se vetë ata të shkretinave e gjirizeve të Kabulit e Kandaharit, marrë parasysh faktin se shpesh kopja është më e keqe se origjinali” – shkroi më tej profesori.

“Dhe gjoja thirren në lirinë e shprehjes. Po sa hajvani e krimineli ka ardhur në fuqi duke shfrytëzuar lirinë e shprehjes e të tubimit dhe naivitetin e shoqërive që nuk arrijnë të kuptojnë se tolerimi i jotolerancës shpie në fundin e demokracive dhe të çdo lirie” – e përmbyll kritikën e tij Latifi.

Lajme të ngjashme