Latifi komenton pankartën “Zoti është shqiptar”: Protestë ndaj propagandës së zuzarëve vehabistë - NACIONALE

Latifi komenton pankartën “Zoti është shqiptar”: Protestë ndaj propagandës së zuzarëve vehabistë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria dje zhvilloi ndeshjen e fundit në kuadër të garës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2024, që do të mbahet në Gjermani.

Por në barazimin me Ishujt Faroe, në sy ra një pankartë në tribuna, në të cilën shkruhej “Zoti është shqiptar”.

Sipas Blerim Latifit, analist i përhershëm në T7, kjo pankartë ishte protestë ndaj propagandës shkombëtarizuese të “zuzarëve vehabistë”.

“Ky sllogan, që mbramë u shfaq në Air Albania, është protestë ndaj propagandës shkombëtarizuese të zuzarëve vahabistë, të cilët me dekada na i shurdhojnë veshët me dokrrat se ka vetëm një rrugë për në parajsë dhe ajo kalon përmes arabizimit.” – shkroi Latifi.

Lajme të ngjashme