Latifi tallet keq me zv.ministrin Sallahu: Sill e biri vetit, paska sharru edhe ma shumë
Blerim Latifi, profesor i filozofisë dhe analist në T7, ka komentuar deklaratën e Blerim Sallahut, zëvendësministër i Drejtësisë.
Në një shkrim në profilin e tij, Lafiti ka vlerësuar se duke tentuar të shfajësohet, Sallahu ka “sharruar ehde më shumë”.
Tutje, Latifi ka cituar një frazë të moçme.
“Duke bërë përpjekje me u shfajësu, paska sharru edhe ma shumë.
Pse?
Konceptualisht arratisja nënkupton ikjen e planifikuar nga një sistem burgjesh me siguri të lartë, ndërsa largimi nënkupton pikërisht të kundërtën, pra një sistem burgjesh pa siguri, prej të cilit, në një ditë t'lume, thjesht largohesh” – ka shkruar Latifi.