Latifi: Duket se ShBA-të dhe vendet kryesore të BE-së kanë arrit në një konsensus që s'po mund ta thonë hapur
Profesori Blerim Latifi, ka deklaruar në emisionin 'Pressing' në T7 se beson që përkrahësit ndërkombëtarë të pavarësisë së Kosovës kanë arritur një marrëveshje që nuk mund t'ia thonë hapur Kosovës.
"Unë besoj se në perëndim, ata që janë mbështetësit kryesor të Pavarësisë së Kosovës, ShBA-të, vendet kryesore të BE, si duket kanë arrit në një konsensus që nuk po munden me na thënë hapur." - tha Latifi në T7.
Të gjithë e dinë, tha ai, se pas Asociacionit qëndron prapa një lloj autonomie për veriun e Kosovës.
“Ata ia kanë ngjit një emër që po quhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që në shikim të parë duket i parrezikshëm, por të gjithë e dinë se para këtij termi fshihet një lloj autonomie për veriun e Kosovës, për serbët e Kosovës.” - tha Latifi.