Latifi: Duhen 5 deri në 10 vjet për ta përmirësuar shëndetësinë
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë me dije se shëndetësia kosovare nuk mund të bëhet brenda një ditë.
Në një konferencë për media, pas kthimit nga Greqia, ai ka thënë se duhet kohë që strukturat e shëndetësisë të jenë në nivelin e duhur.
Duke iu kundërpërgjigjur kritikëve të tij, ai ka thënë se për t`u përmirësuar shëndetësia duhen 5 deri në 10 vite.
“Ata që më kritikojnë e kanë të drejtën e vet, për atë jemi në demokraci. Mund të flasin çka të duan, por unë ju kisha lutur që të keni pak ma durim se mjekësia nuk bëhet brenda natës dhe s’do të bëhet as brenda këtij viti e as brenda vitit të ardhshëm. Unë po flas brenda 5-10 viteve të ardhshme që t’i keni strukturat tona, me qenë pjesë e botës, deri atëherë na duhet të shkojmë jashtë, ose t’i marrim ata jashtë të na ndihmojnë neve”, ka thënë Latifi.u shpreh tutje ai.