Latifi del me statistikë: 15 milionë njerëz e kanë vizituar Prekazin deri më tash
Analisti Blerim Latifi, ka thënë se 15 milion njerëz kanë vizituar Kompleksin Jashari në ditët në të cilat po shënohet rezistenca Jashari, me 5,6 dhe 7 mars.
Me anë të një postimi në Facebook, Latifi, duke cituar filozofin eksistencalist Søren Kierkegaard, ka thënë se diktatori vdes dhe sundimi i tij merr fund, martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.
“15 milionë vizitorë deri me tash në Prekaz. Kierkegaard ka të drejtë: diktatori vdes dhe sundimi i tij merr fund, martiri vdes dhe sundimi i tij fillon”, ka shkruar Latifi.
