Largohet VV, largohet edhe RTK: Deliu-Kodra argumenton se televizioni publik po cenzuron ish-opozitën - NACIONALE

Largohet VV, largohet edhe RTK: Deliu-Kodra argumenton se televizioni publik po cenzuron ish-opozitën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) nuk i transmetoi fjalimet e deputetëve të ish-opozitës që qëndrouan në sallë pavarësisht mbylljes arbitrare të seancës nga Avni Dehari i VV-së.

Depuetetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, këtë e quajti “cenzurë”.

Postimi i plotë:

RTK po censuron deputetët e ish-opozitës!

Edhe sot, RTK e ndërpreu transmetimin live nga salla e Kuvendit pikerisht në momentin kur deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së po mbanin fjalimet e tyre, njëjte siç ka vepruar tashme 46 herë me radhë edhe kryesuesi i seancave, Avni Dehari.

Kjo nuk është rastësi. Ky është akt i pastër censure, i koordinuar me kryesuesin e seancave, Avni Deharin. Ndërprerja selektive e transmetimeve është një akt politik dhe i qëllimshëm, që synon të heshtë zërin kritik.

Lajme të ngjashme