Largimi nga puna i dy gazetareve, Komisioni Parlamentar për media do të thërras në dëgjim publik drejtorin e RTK-së
Largimi nga puna i dy gazetareve të RTK-së është bërë temë diskutimi në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal dhe Media.
Për këtë arsyeje drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozin, pritet të thirret në dëgjim publik në këtë komision.
Një gjë e tillë është propozuar nga deputetët e opozitës në këtë komision, ani pse ata të pozitën e kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Ende nuk është caktuar data se kur do të mbahet dëgjimi publik.