Largimi i minatorëve nga Trepça, Sindikata me sqarim: S’ka të bëjë me protestën - NACIONALE

Largimi i minatorëve nga Trepça, Sindikata me sqarim: S’ka të bëjë me protestën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka dalë me një sqarim në lidhje me largimin e disa punëtorëve ditëve të fundit nga kjo ndërmarrje.

Në reagimin e tyre, Sindikata ka vlerësuar se këto largime nuk kanë të bëjnë fare me shprehjen e pakënaqësive kohë më parë, për shkak të mosekzekutimit të pagave.

“Ju sigurojm se ndërprerja e marrdhënies së punës për këta përsona nuk ka të bëjë fare me reagimin- shprehjen e paknaqësive të shprehur përmes protestës apo ndonjë hakmarrje në drejtim me paknaqësit tona.

Menaxhmenti thjeshtë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët veç se janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja qoftë duke emigruar apo punisimit të tyre dikund tjeter, apo edhe ka zbatuar procedurat ligjore për përsonat që janë në ndjekje penale” – shkruhet në njoftimin e Sindikatës.

Lajme të ngjashme