Lajmërohet Vuçiqi nga Parisi: S’ka takim të planifikuar me Kurtin
Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Paris të Francës po qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nga Parisi, Vuçiqi ka thënë se nuk ka takim të planifikuar me Kurtin.
Tutje,sipas Danasit, ai ka thënë se nuk e di për çfarë do të fliste me Kurtin.
“Nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk di çfarë të flas. Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej.” – deklaroi Vuçiq.
Tutje, ai ka pretenduar se Kurti nuk dëshiron themelimin e Asociacionit.
“Për ne do të jetë e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim, veçanërisht formimi i Asociacionit”, tha Vuçiq.