LAJMI I FUNDIT: Publikohen pamjet e arrestimit të një personi për sulmin në Stamboll
Një person u arrestua sot në mëngjes nga autoritetet turke si i dyshuar në përfshirje në sulmin që ndodhi dje në 'Sheshin Taksim' të Stambollit, ku si pasojë vdiqën 6 persona e u lënduan dhjetëra të tjerë.
Si ka njoftuar se Departamenti i Policisë së Stambollit e ka ndaluar personin që dyshohet se ka hedhur bombën.
E ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, është deklaruar pas sulmit që ka ndodhur në në rrugën Istiklal, Stamboll ku si pasojë mbetën të vdekur gjashtë persona si dhe dhjetra të tjerë të plagosur.
Tutje ai është shprehur se që nga momenti i shpërthimit, Policia e Stambollit dhe gjitha njësitë janë duke punuar për vendin e origjinës, vendin ku është marrë urdhri dhe ata që kanë kryer aksionin.
Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar edhe pamje të momentit ë arrestimit të personit që dyshohet për kryerjen e veprës nga Policia e Stambollit.
Në anën tjetër, thuhet se Policia poashtu ka arrestuar edhe 20 persona të tjerë.
Suleyman Soylu gjithashtu shtoi se gjetjet fillestare treguan se militantët kurdë ishin përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës.
“Personi që vendosi bombën është arrestuar”, tha Soylu në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare Anadoli dhe stacionet televizive lokale. “Sipas gjetjeve tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse”.
Beyoğlu patlamasında bombayı bırakan kişi İstanbul Emniyet Müdürlüğü ekiplerince gözaltına alındı https://t.co/37aPK7sSH6 pic.twitter.com/PvWnoBwMAz
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) November 14, 2022