Lajmi i fundit: Nenad Rashiq emërohet ministër në Qeverinë Kurti - NACIONALE

Lajmi i fundit: Nenad Rashiq emërohet ministër në Qeverinë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nenad Rashiq është emëruar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim. Kjo u konfirmua edhe nga zyra e Kryeministrit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Këtë dikaster deri para pak javësh e drejtonte Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe.

Kjo parti vendosi që të largohej nga institucionet e Kosovës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave të automjeteve.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Lajme të ngjashme