Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, më konkretisht në rrugën "Bajram Kelmendi" ku sipas burimeve të paktën një person ka mbetur i plagosur.
Lexuesit i kanë dërguar pamje Nacionales, ku një person shihet i shtrirë në tokë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
Pas pak më shumë detaje...