Lajmi Fundit: Deputetja Ganimete Musliu përfshihet në një aksident trafiku
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot ka pësuar një aksident trafiku në Prishtinë.
Sipas një video të shpërndarë nga IndekOnline shihet se deputetja është aksidentuar me një autobus.
Për ka reaguar edhe vetë deputetja Musliu e cila tha se shpejtësia ishte minimale dhe se pasojat e aksidentit ishin zero.
“Sot gjatë kalimit tim me makinë tek rreth i Flamurit në Prishtinë, një Autobus urban preku makinën time nga mrapa. Shpejtësia ishte minimale pasojat e aksidentit ishin zero prandaj edhe vazhduam secili në rrugën tonë”, ka shkruar deputetja në Facebook.