Lajmërohet Qoku i Kurtit: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë
Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e Maqedonisë, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e raundit të parë në zgjedhjet presidenciale.
Ai është munduar ta harron humbjen e kandidati të VLEN-it, Arben Taravari, duke shpresuar në rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Qoku ka shkruar se shqiptarët e Maqedoni janë dy mandate larg.
Ai ka treguar edhe pse do të fitojë koalicionin që përfaqëson.
“Së fundi, Lëvizja Vetëvendosje! për vite me radhë pësoi humbje përballë të korruptuarve, deri sa erdhi tek fitorja e madhe. Te VLEN mundësia është më e mirë. Jemi dy mandate larg, dy javë larg. Po të angazhohemi maksimalisht, do t’i largojmë qysh sot ata që e shkatërruan vatrën dhe familjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Gjithçka është në dorën tonë - të ecim përpara, me energji e pozitivitet. Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!”, ka shkruar Qoku.