Lajmërohet Kurti nga "Pallati Perandorak", takohet me kosovarët që jetojnë në Japoni
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me vartësin e tij, Hekuran Muratin, kanë ateruar në Japoni, ku do të marrin pjesë në funeralin shtetëror për ish-kryeministrin Shinzo Abe.
Madje, ata tashmë kanë filluar takimet. Të parët që Kurti dhe Murati takuan janë komuniteti i kosovarëve ne Tokjo të Japonisë.
Ilir Vokrri, qytetar i Kosovës, ka postuar fotografi nga takimi.
“Me Kryeministrin tonë Albin Kurti dhe Ministrin Hekuran Murati, si të zënë qe jan patën kohë të na përshëndesin. I urojmë atyre gjitha te mirat ne rrugëtimin e gjate dhe vështirë që kanë.”, shkroi z.Vokrri.
Kryeministri po qëndron në hotelin "Imperial Palace".
Në fotografi shihet edhe z.Sabri Kiçmari, që është ambasador i Kosovës në Japoni.