Lajmërohet Arben Vitia, vjen me njoftim për procesin e brendshëm zgjedhor në Vetëvendosje
Arben Vitia, një nga figuarat më të lavdëruara në Vetëvendosje, i cili pas humbjes në zgjedhje për kryetar në Komunën e Prishtinës ishte parë rrallë në aktivitetet dhe jetën publike, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook rreth procesit të brendshëm zgedhor të VV-së në Komunën e Prishtinës.
Vitia ka njoftuar që procesi i zgjedhjeve të brendshme në Qendrën e Prishtinës është përmbyllur në nivelin e parë organizativ.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Vitia ka thënë se zgjerimi dhe strukturimi i Vetëvendosjes po vijon dhe sipas tij, do të vijojë vrullshëm edhe më tej.
“Të dashur anëtarë e aktivistë të Qendrës së Prishtinë, falë angazhimit dhe vullnetit tuaj procesi i zgjedhjeve të brendshme në Qendrën e Prishtinës u përmbyllë në nivelin e parë organizativ. Gjatë këtij procesi u mbajtën zgjedhje dhe u zgjodhën organet drejtuese në 24 Pika gjithandej lagjeve dhe fshatrave. Po ashtu edhe për dy organizimet e reja që po themelohen për herë të parë në qendrën tonë si në të gjithë Lëvizjen, ajo e Gruas për VETËVENDOSJE! dhe Rinisë për VETËVENDOSJE!. Zgjerimi e strukturimi i organizatës tonë po vijon dhe padyshim parë angazhimin e anëtarësisë do të vijojë vrullshëm edhe më tej. Angazhimi politik është një nga mënyrat më të vyeshme për përparimin shoqëror, veçanërisht në një organizatë si Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Vitia.
Ai ka falënderuar aktivistët e antarët e çdo Pike që me vullnetin e interesimin që ndihmuan me organizimin.
“Po ashtu duke dëshmuar seriozitet e devotshmëri për këtë proces demokratik në organizatën tonë secili dëshmoi dhe përgjegjësi qytetare. Kohezioni ynë organizativ dhe politik e ka bazën në organet më të rëndësishme të Qendrës, pra Pikat, që nuk ndalen së punuari asnjëherë. Suksese të gjithë të zgjedhurve!”, ka shkruar ai.
Të dashur anëtarë e aktivistë të Qendrës së Prishtinës Falë angazhimit dhe vullnetit tuaj procesi i zgjedhjeve të...
Posted by Arben Vitia on Thursday, August 18, 2022