Lajm i mirë për zyrtarët publik: Nga nesër pushojnë për katër ditë rradhazi
Punëtorët e sektorit publik do të pushtojnë katër ditë rradhazi. Përveq vikendit, ata nuk do të dalin nË punË as të hënën e të martën. E hënë 10 prill është Dita e Kushtetutës , ndërsa të martën mË 11 prill Dita e Pashkëve Katolike.
Sipas një njoftimi nga Minitria e Brendshme, zyrtarët janë informuar që mos të dalin në punë këto ditë.

Festat zyrtare të Republikës së Kosovës, disa herë kanë qenë debat në vend, pasi për disa nga njohësit ato janë të shpeshta. Një tjetër element i diskutueshëm është fakti se zyrtarët shtetëror shpeshherë pushojnë edhe kur festa nuk bie nË ditën përkatëse, duke e lidhur atë me ditë pune.