Lajm i hidhur, vdes avokati kosovar - NACIONALE

Lajm i hidhur, vdes avokati kosovar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot ka vdekur avokati i njohur, Shefki Sylaj. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes një njoftimin në Facebook. Në reagimin e tyre, ata kanë treguar një biografi të shkurtër të avokatit tashmë të ndjerë.

Ata kanë shprehur ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Shefki Sylaj. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 11.02.2023 (e shtune) në ora 14:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.Avokati Shefki, u lind me 05.01.1941, në Kamenicë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1969, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë, ndërsa profesionin e avokatit e ushtroi nga data 25.12.1991, me seli të zyrës në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Odës.

Lajme të ngjashme