Lajçak takon Kurtin, diskutohen përgatitjet e takimit të radhës në kuadër të dialogut me Serbinë në shtator
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është me kryeministrin Albin Kurti. Takimi, i mbajtur në Bled, u foksua në dialogun Beograd-Prishtinë dhe shqetësimet më të gjera rajonale.
Gjatë takimit, Laçak, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, diskutuan gjerësisht për takimin e ardhshëm të dialogut të nivelit të lartë, të planifikuar për në shtator.
"Sot në Bled ka pasur një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të 3 qershorit." - shkroi Lajçcak në X.