Lajçaku tha se dialogu është domosdoshmëri, Hoxha i VV-së: Ne e dimë se Lajçaku nuk është i domosdoshëm
Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, i ka reaguar emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për deklaratën e tij se dialogu është i domosdoshëm.
Hoxha ka kundërshtuar deklaratën e Lajçakut për dialogun, duke thënë se nuk “ne e dimë se Lajçaku nuk është i domosdoshëm.”
“Lajçaku po na thotë se dialogu është i domosdoshëm. Ndërsa ne e dimë se Lajçaku nuk është i domosdoshëm.” – ka shkruar Hoxha në Facebook.
Lajçak pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka thënë se dialogu është domosdoshmëri.
