Lajçak: Zgjedhjet në ShBA dhe BE mund ta pengojnë dialogun, para tyre ka një mundësi për normalizim - NACIONALE

Lajçak: Zgjedhjet në ShBA dhe BE mund ta pengojnë dialogun, para tyre ka një mundësi për normalizim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për disa çështje, duke përfshirë edhe atë të energjisë.

Lajçak gjithashtu ka thënë se pret që dialogu të prodhojë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, edhe pse sipas tij zgjedhjet në SHBA dhe BE e pengojnë dialogun.

Të hënën do të jem në Beograd, me të njëjtat çështje dhe me të njëjtën agjendë. Do të diskutojmë vazhdimin e çështjeve edhe me kryeministrin Kurti, kur bëhet fjalë për energji ne jemi në konsultime. Jemi në aleancë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në SHBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, është shprehur Lajça.

Siç e thashë do të ketë zgjedhje dhe ato s’janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset dikah tjetër. Kemi një dritare mundësie para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”.

Lajme të ngjashme