Lajçak thotë se nuk pret dramë më 1 shtator - NACIONALE

Lajçak thotë se nuk pret dramë më 1 shtator

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ka afat kohor prej dy muajsh për çështjen e targave dhe beson që do të gjendet një zgjidhjet, pasi që janë propozuar ide.

Ai në një intervistë për Euronews Serbia, tha se deklarata e Vuqiçit që nuk ka shpresë për gjetjen e një zgjidhje rreth targave deri më 1 shtator, Lajçak tha se nuk mendon që zgjidhja duhet të kërkohet me datë.

“Vendimi i Qeverisë në Kosovës është që procesi duhet të kompletohet deri në fund të tetorit. Kështu që kemi dy muaj kohë për të gjetur një zgjidhje. Ne tashmë jemi në proces. Kemi pasur diskutime me Vucicin dhe Kurtin për këtë temë. Ne ishim në telashe për çështjen e kartave të identitetit dhe letrave për hyrje-dalje. Sa për targat, ne kemi të paktën dy muaj kohë për ta zgjidhur, dhe unë besoj që do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Lajcak për Euroneës Serbia.

Lajçak nuk ka dhënë detaje për zgjidhjen e problemit të targave.

“Veçanërisht sepse ne kemi propozuar disa ide tek partnerët. Kështu që nuk do të ishte mirë për mua që t’i bëja publike ato. Do të doja të thosha se do të ishte vërtet më mirë, në vend që të zgjidhnim krizat, të mund t’i përkushtoheshim thelbit të procesit, normalizimit. Po njerëzit jetojnë normalisht, se nuk kanë nevojë të mendojnë se çfarë do të ndodhë nesër, pas një jave, në një muaj. Dhe besoj se do të arrijmë atje. Kemi pasur bisedën e parë mes dy liderëve para dy javësh në Bruksel për atë temë, dhe ajo bisedë tregoi se mund të bisedojnë edhe pse nuk pajtohen për shumë çështje” ka thënë Lajçak.

Lajme të ngjashme