Lajçak thotë se BE-ja është e gatshme të bëjë rregullime të arsyetura të draftit të Asociacionit - NACIONALE

Lajçak thotë se BE-ja është e gatshme të bëjë rregullime të arsyetura të draftit të Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka dhënë një intervistë të gjatë për Expressin, ku ka folur për shumë tema, përfshirë Asociacionin.

Sipas Lajçakut, nuk është e nevojshme të nënshkruhet marrëveshja, përfshirë draftin e Asociacionit.

Tutje, ai ka thënë se BE-ja është e gatshme bëjë rregullime të arsyetuara në draft-statutin e propuzuar të Asociacionit.

“A ka vend për ndryshim të këtij dokumenti, pra nga ana juaj si sponsor, pasi që ka shumë shqetësime nga Kosova, ndërsa pala serbe nuk ka bërë asnjë koment publikisht?” – ishte pyetja e gazetës.

Ndërsa përgjigja e Lajçakut ishte si vijon:

“E kuptojmë rëndësinë e qartësisë së plotë në lidhje me këtë dokument dhe kemi kënaqësinë t’i përgjigjemi secilës pyetje që lidhet me të. Në të njëjtën kohë, jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të arsyetuara dhe sqarime, veçanërisht për ta përmirësuar lexueshmërinë e tekstit dhe për ta bërë më të kuptueshëm.”

Lajme të ngjashme