Lajçak takon sekretarin spanjoll: Folëm për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me Fernando Mariano Sampedro Marcos, sekretar i shtetit spanjoll për BE-në.
Lajçak në shkrimin e tij në “X”, ka thënë se po vazhdojnë diskutimet e tij të rregullta me shtetet anëtare të BE-së.
Po ashtu, emisari evropian bëri me dije se kanë biseduar edhe për dialogun.
“Patëm një diskutim të gjatë dhe domethënës për dialogun dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor.” - ka thënë Lajçak.
In the margins of @wef and @ecfr events in Madrid, I met with Fernando Mariano Sampedro Marcos, 🇪🇸 State Secretary for 🇪🇺, to continue my regular consultations with EU Member States. We had an extensive and useful discussion about the Dialogue and broader Western Balkans issues. pic.twitter.com/MwfZPg4sqQ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 4, 2024