Lajçak takon këshilltarin e Macronit për dialogun Kosovë-Serbi, falenderon Francën për mbështetjen - NACIONALE

Lajçak takon këshilltarin e Macronit për dialogun Kosovë-Serbi, falenderon Francën për mbështetjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajcak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, u takua sot me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të presidentit francez Emmanuel Macron, për të diskutuar mbi dialogun.

Lajçak ka deklaruar në Twitter se është mirënjohës për takimin që ka pasur me të, gjatë të cilit kanë diskutuar për vizitat e tyre të mëparshme në Prishtinë dhe Beograd.

Sipas emisarit special të BE-së, u diskutua edhe për hapat e ardhshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë i lumtur që u takova me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në punën time”, tha Lajçak në Twitter.

Lajme të ngjashme