Lajçak: Shpresoj se jemi në rrugën e duhur - NACIONALE

Lajçak: Shpresoj se jemi në rrugën e duhur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se bisedimet në mes të Serbisë dhe Kosovës për gjetjen e një zgjidhje për çështjet që kanë tensionuat situatën në veri do të vazhdojnë.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, diplomati evropian ka thënë se shpreson se janë në rrugën e duhur.

Ai ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përpjekjen e tij për të mbështetur në zgjidhje evropiane.

Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

Lajme të ngjashme