Lajçak shkon në Uashington: Diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanof
Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur vitin 2025 me një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit të tij në Uashington DC, ai u takua me Emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof, ku zhvilluan një diskutim të gjerë mbi situatën në rajon.
Lajçak theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së, duke u shprehur i lumtur për rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij.
“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA gjatë gjithë mandatit tim”, tha Lajçak.
My first mission in 2025 took me to the 🇺🇸. In Washington DC, I had a comprehensive discussion on the Western Balkans with DAS Kasanof. I’m proud of excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation throughout my mandate. pic.twitter.com/XfnDLX6Cqo
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 6, 2025