Lajçak: Po bëhemi gati për takimin Kurti-Vuçiq
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Facebook, “përmbledhjen javore”, sa i përket raporteve ndërmjet dy shteteve, e atë që pritet në ditët e javët në vazhdim.
Lajçak, ka thënë se po përgatitet për takimin Kurti-Vuçiq, i cili pritet të mbahet më 14 shtator.
Në Bled takova Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Biseduam për përgatitjet për takimin e Nivelit të Lartë të Dialogut në shtator, me përqendrim në normalizim të marrëdhënieve dhe zbatimin e Deklaratës së Bashkimit Evropian të 3 qershorit. Gjithashtu i ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri”, ka shkruar Lajçak për takimin me Kurtin
“Nga Bledi, fluturova për në Beograd, ku u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Biseduam në hollësi për përpjekjet për të zbutur tensionet dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”, shkroi Lajçak për takimin me Vuçiqin. Ndërkaq, Lajçak vazhdon të thotë se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten “valide dhe të detyrueshme” për palët dhe “duhet të zbatohen plotësisht pa ndonjë kusht dhe vonesë”.
Krejt në fund, Miroslav Lajçak thotë se po vazhdojnë të bëhen gati për takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel ndërmjet Albin Kurtit d he Aleksandar Vuçiqit.