Lajçak për vdekjen e Ahtisaarit: Gjigant shumë i respektuar i politikë së jashtme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i pikëlluar nga vdekja e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari.
Lajçak e ka quajtur Ahtisaarin si një “gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme.”
“I pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit dhe laureatit të Nobelit, Martti Ahtisaari. Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme, i vlerësova pa masë njohuritë, vizionin dhe vlerësimet e tij. Ai dikur tha se paqja është çështje vullneti. Kjo mbetet më e vërtetë se kurrë.” – ka shkruar Lajçak në rrjetin social “X”.
Kujtojmë se sot në moshën 86 vjeçarë ka vdekur Ahtisaari.
Deeply saddened by the passing of former 🇫🇮 President and Nobel laureate Martti Ahtisaari. A highly respected giant of foreign policy, I immensely valued his knowledge, vision and assessments. He once famously said peace is a question of will. This remains more true than ever.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 16, 2023
