Lajçak pas takimit me Osmanin: Bisedë e dobishme, u pajtuam të vazhdojmë diskutimin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar në Nju Jork një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të trajtuar zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.
Pas presidentes Osmani, për takimin ka shkruar edhe vetë emisari Lajçak, i cili ka thënë se në diskutimin e detajuar që kanë pasur me Osmanin, janë pajtuar që “të vazhdojmë diskutimin”.
Postimi:
Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për gjendjen e dialogut dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë.
Had a detailed and useful conversation with President @VjosaOsmaniPRKS on the state of play in the Dialogue and the way forward in advancing the implementation of the Agreement on the path to normalisation. Agreed to continue our discussion. pic.twitter.com/3uPiSWXTim
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 20, 2023