Lajçak paralajmëron vizitë në Kosovë "për ta përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve"
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se do të vizitojë Kosovën.
Lajçak përmes një shkrimi në Facebook, ku ka treguar për aktivitetin e tij që ka pasur gjatë javës, ka thënë se do të vizitojë edhe Kosovën për të përgatitur një takim të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.
“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për ta përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Lajçak nuk u takua me presidenten Vjosa Osmani, në konferencën e sigurisë, Globsec në Pragë, ku mori pjesë edhe presidentja.