Lajçak në vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, e dyta brenda 10 ditëve - NACIONALE

Lajçak në vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, e dyta brenda 10 ditëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për viyitë të paparalajmëruar në Prishtinë.

Kjo është vizita e dytë brenda pak ditësh, që emisari i BE-së, bënë në Kosovë.

Edhe pse nuk është lajmëruar më herët kjo vizitë, zëdhënësi i Qeverisë, duke arsyetuar largimin e Kurtit nga Kuvendi, pas kritikave të opozitës, ka treguar se Kurti ka një takim urgjent me Lajçak.

“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit”, ka shkruar Kryeziu.

Lajçak, ka qëndruar disa ditë më parë në Kosovë së bashku këshilltarët e Scholz dhe Macron.

Lajme të ngjashme