Lajçak në tavolinë me Escobarin në New York: Shumë gjëra për të diskutuar
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka pasur një takim sot me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në New York.
Lajçak ka bërë me dije, se ka folur me mikun e tij shumë të mirë për shumë gjëra.
“Gjithmonë është mirë t’i shkëmbejmë shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar. Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë gjëra për të folur”, ka shkruar Lajcak në Twitter.
Always good to compare notes with my good friend and colleague US Deputy Assistant Secretary Gabe Escobar. Grateful for our excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation. Lots to talk about. pic.twitter.com/NiTTMmWSl9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2022