Lajçak në Këshillin e Evropës: Uniteti i BE-së, kyç për ta forcuar pozicionin në Ballkan
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i ka njoftuar shtetet anëtare në Këshillin e Evropës, për zhvillimet e fundit në dialog.
Ai ka thënë se BE-ja duhet të jetë unike.
“Kënaqësi të kthehem në Këshillin e Europës në Strasburg pas gati dy vjetësh. E vlerësova mundësinë për të informuar shtetet anëtare të BE-së për situatën aktuale dhe sfidat përpara në dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i BE-së është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.