Lajçak me deputetë të Bundestagut, i njofton për hapat e ardhshëm në dialog
Fascilituesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka njoftuar në “X” se ka zhvilluar takime me anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme sot në Bruksel të cilët i ka njoftuar edhe për gjendjen e dialogut.
“Pata një shkëmbim të hapur dhe kuptimplotë me anëtarë të Komisionit për Punë Evropiane të Bundestagut. Folëm rreth momentumit të ri për zgjerim të Bashkimit Evropian; gjendjen në dialogun dhe hapat e ardhshëm. Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë ndaj punës time dhe rrugën evropiane të mbarë rajonit”, ka shkruar Lajpak në “X”.
