Lajçak: Ky dhe viti i ardhshëm vendimtarë për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për momentumin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se ky vit dhe viti i ardhshëm janë vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Ky dhe viti i ardhshëm janë vendimtarë dhe unik dhe do të ishte një gabim i madh nëse ata nuk do të përfitonin nga kjo periudhë kohore. Tani kemi një shans unik në kalendarin politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën dhjetë vjet. Që nga tani deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Serbi, si dhe në Kosovë, dhe nuk ka zgjedhje në Evropë e as në SHBA”, ka thënë Lajçak për agjencinë e lajmeve APA.