Lajçak: KEDS ka nënshkruar marrëveshje me Elektroseverin
I dërguar i Bashkimi Evropian, Miroslav Lajcak ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata komerciale në mes të KEDS-it dhe Elekstroseverit për çështjen e energjisë elektrike.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë që është lehtësuar nga BE-ja.
Ndër të tjera ai ka konsideruar se është hap i rëndësishëm edhe për rrugën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, ku ka uruar të gjithë ata që kanë mundësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje
“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!” - ka shkruar Lajçak.
I welcome today’s signature of the commercial contract between KEDS and Elektrosever. This is an important step in implementing the 🇪🇺-facilitated Energy Roadmap and on the path to normalisation of relations between Kosovo and Serbia. Congratulations to all who made it possible!
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 9, 2023