Lajçak: Janë gati 4 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Lajçak: Janë gati 4 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se gati janë janë tre ose katër marrëveshje të cilat pritët që të fianizohën në takimin e rradhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë ai e tha në Forumin e 15-të në Dubrovnik, ku vlerësoi gjithashtu se procesi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është procesi më strategjik në rajon.

Sipas tij, janë dy çështje urgjente për BE në ketë moment fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Lajç tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të rikthejë besueshmërinë e zgjerimit dhe partnerët të bëjnë seriozisht punën e tyre për reformat.

Në një postim në Tëitter nga Forumi i Dubrovnikut, Lajçak tha se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka dhe e ktheu zgjerimin e BE-së në një çështje politike.

"Ne ishim të vetëkënaqur për një kohë të gjatë. Kjo nuk mund të vazhdojë. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor," shkroi ai në Tëitter.

Në Forum po merr pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Lajme të ngjashme