Lajçak: Është koha që Ballkani Perëndimor të bëjë përparim të shpejtë drejt integrimit në BE
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ndarë detaje rreth pjesëmarrjes së tij në Forumin “To Be Secure”. Ai ka thënë se është koha që shtetet e Ballkanit Përëndimor të përparojnë në rrugëtimin e tyre për në BE. "Koha që Ballkani Perëndimor të bëjë përparim të shpejtë në rrugët e tyre drejt BE-së është tani!:
Ai theksoi se urgjenca e përfshirjes së anëtarëve të rinj në BE, që nga lufta në Ukrainë, ka stagnim dhe kthim prapa në rajon. Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se kjo qasje duhet ndryshuar pasi sipas tij "tani është koha për integrimin në BE."
"Urgjenca e përfshirjes së anëtarëve të rinj në Union, e nënvizuar nga lufta në Ukrainë, nuk përballet me entuziazëm, por më tepër me stagnim dhe kthim prapa në rajon. Kjo duhet të ndryshojë shpejt pasi tani është koha për integrimin në BE." - ka thënë ai.