Lajçak e takon Vuçiqin në New York: Folëm për rrugën përpara në dialog - NACIONALE

Lajçak e takon Vuçiqin në New York: Folëm për rrugën përpara në dialog

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim të martën mbrëma më presidentit e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në New York të ShBA-ve.

Lajçak për takimin me Vuçiqin ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke thënë takimi me të vjen pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti para dy jave në Prishtinë.

Në Nju Jork sot. Në margjinat e #UNGA-s folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Lajçak.

Lajçak bashkë me këshilltarët e Scholz dhe Macron ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi, për të gjetur një rrugë të re për procesin e dialogut.

Lajme të ngjashme