Lajçak e dorëzon zyrtarisht detyrën: Kosova e Serbia mund të krenohen me Marrëveshjen e Ohrit
Miroslav Lajçak, diplomati sllovak, ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi te pasardhësi i tij, Peter Sorensen.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai ka thënë se kjo ka qenë detyrë sfiduese, por pati mision shpërblyes me arritjen e marrëveshjes së Ohrit.
“Dhe përfundon. Pas 4 viteve dhe 10 muajve si emisar i dialogut, po ia dorëzoj zyrtairsht detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë sfiduese, megjithatë, një mision shpërblyes dhe Kosova e Serbia mund të jenë krenare që arritën Marrëveshjen e Ohrit” – ka shkruar ai.
And it’s a wrap. After 4 years and 10 months as @EUSR_Dialogue , I am officially handing over to my successor Peter Sørensen. It’s been a challenging, yet rewarding mission and both Kosovo and Serbia can be proud of achieving the Ohrid Agreement.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 31, 2025
Lajçak në një intervistë për Nacionalen të publikuar pikërisht sot, ka dhënë detaje mbi detyrën e tij këto katër vite.
Intervistën mund ta lexoni këtu: Ekskluzive | Lajçak tregon ‘mundësitë e rëndësishme të humbura’ nga Kosova dhe ‘hutinë’ me Kurtin për Asociacionin